Presidenti i Napolit “godet” Marottan, mbron Conten dhe kërkon rregulla të reja të VAR-it - NACIONALE

Presidenti i Napolit “godet” Marottan, mbron Conten dhe kërkon rregulla të reja të VAR-it

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis i sheh fjalët e Guiseppe Marottas si shumë jo të përshtatshme, ndërsa e ka mbrojtur Antonio Conten dhe ka kërkuar rregulla të reja të VAR-it.

De Laurentiis e ka mbrojtur trajnerin Conte, i cili kishte protestuar për vendimin e gjyqtarit për t’i dhënë penallti Interit në përballjen e të dielës së kaluar.

Hakan Calhanoglu dështoi nga pika e bardhë, mirëpo Conte u përgjigj ashpër ndërsa Marotta iu kundërpërgjigj duke thënë se tekniku italian “foli me qëllim”.

Për këtë deklaratë të Marottas, De Laurentiis tha: “Kam lexuar disa fjalë të Marottas të cilat janë shumë të papërshtatshme”.

Sipas shumë analistëve, penalltia nuk duhet të jepet. Fjalët e Conte ishin të qarta dhe saktësisht çfarë kam thënë. VAR-i është shumë e mirë për t’i shpëtuar gabimeve të gjyqtarëve. Nuk ka kuptim të thuash disa herë intervenon dhe disa herë jo. Nëse ka gabim, zyrtarët e VAR-it duhet ta njoftojnë gjyqtarin”.

Përndryshe, gjyqtarët janë gjithnjë në kontakt me VAR-in. Pse ai nuk merr sugjerime nga ata që e shohin falë teknologjisë? Conte tha gjëra të qarta që i kam thënë që disa vite”.

Është e qartë se shpesh gjyqtarëve nuk iu pëlqen kur VAR-i ndërhynë në vendimet e tyre sepse ua largon kredibilitetin. Sidoqoftë, kur janë gabime të qarta, VAR-i duhet të intervenojë duke e kontaktuar gjyqtarin për t’i treguar se çfarë ndodhi në monitor për të mirën e futbollit”.

Napoli mbetet lider në Serie A, sidoqoftë Inter, Atalanta, Lazio dhe Fiorentina janë vetëm një pikë prapa.

Lajme të ngjashme