Presidenti i La Liga-s, Tebas: Nuk e shoh të mundur rikthimin e Messit te Barcelona
Presidenti i La Ligas, Javier Tebas thotë se Barcelona duhet të ndërmarrë shumë hapa për ta rikthyer Lionel Messin.
Argjentinasi pas shumë viteve te katalunasit u detyrua të largohet si pasojë e rregullave financiare, pasi blaugranasit nuk munden ta regjistronin në La Liga.
Sidoqoftë, pas dy viteve Barcelona është duke tentuar ta rikthejë dhe ka nisur negociatat me agjentin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, mirëpo ende ka rrezik që një gjë e tillë mund të mosrealizohet shkaku i rregullave financiare.
Tebas ka konfirmuar se me situatën momentale rikthimi i Messit nuk është i mundur, mirëpo Barcelona mund ta përmirësojë nëse vendosin të shesin disa lojtarë.
“Barça duhet të marrë shumë masa financiare për të ndërmarrë regjistrimin e Messit. Ata kanë nevojë për shumë përpjekje për ta realizuar atë”.
“Sot nuk e shoh të mundur nënshkrimin e tij. Por ka mbetur shumë kohë, Barça ende mund të bëjë lëvizje për të marrë Leon”.
“Ne jemi ende në pritje të një plani fizibiliteti nga Barcelona. Ata kanë nevojë për një përpjekje të madhe për ta realizuar atë”
"Ata mund të shesin lojtarë, me siguri - por ata ende kanë disa lojtarë për t'u regjistruar", nënvizoi ai.
Ndërkohë, Messi thuhet se po pret personalisht të kontaktohet nga presidenti Joan Laporta, meqenëse nuk është që kanë raporte shumë të mira mes vete.