Presidenti i La Liga-s: Real Madrid fiton sa klubet e Premierligës, por qan shumë - NACIONALE

Presidenti i La Liga-s: Real Madrid fiton sa klubet e Premierligës, por qan shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas ka vazhduar të ‘gozhdojë’ Real Madridin, këtë herë duke thënë se klubi madrilen fiton sa gjigantët e Premierligës.

Real Madrid u eliminua të mërkurën mbrëma nga Manchester City, por si zakonisht ka pasur kritika lidhur me shpenzimet e shumta të klubeve angleze, sidomos kampionit të Anglisë.

Në një podcast për “Folha Seca”, Tebas komentoi këtë situatë duke deklaruar se Real Madridi qan shumë.

Klubet e mëdha të Spanjës fitojnë aq sa ato në Premierligë. Madridi qan shumë, por nuk është e vërtetë. Ata janë si ato të Premierligës. Për këtë arsye kur përmenden fituesit më të mëdhenj, Madrid dhe Barcelona gjithnjë janë në top tre. Nuk e di çfarë duan më shumë”.

Tutje, ai ‘sulmoi’ edhe presidentin e Real Madridit, Florentino Perez duke pretenduar se ky i fundit nuk dëshiron që skuadra e tij të luajë në disa fusha.

E kam njohur presidentin e Real Madridit për shumë vite. Kam pasur disa takime me ta dhe e di çfarë mendon për futbollin spanjoll dhe atë evropian. Ai mendon se në Spanjë nuk ka ndonjë arsye për Real Madridin të shkojë dhe të luajë në disa fusha”.

Janë bërë shumë vite dhe kam pasur lidhje fantastike me Florentinon, si të mira ashtu edhe të këqija, shumë të këqija siç mund të jetë tani”, nënvizoi ai.

Sa i përket futbollit spanjoll, Barcelona fitoi La Liga-n dhe Superkupën e Spanjës derisa Real Madrid e mori trofeun e Kupës së Mbretit.

Lajme të ngjashme