Presidenti i Federatës së Izraelit i sigurt se këtë javë nuk zhvillohet ndeshja ndaj Kosovës - NACIONALE

Presidenti i Federatës së Izraelit i sigurt se këtë javë nuk zhvillohet ndeshja ndaj Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Federatës së Futbollit të Izraelit, Moshe Zuarez thotë se këtë javë nuk do të zhvillohet ndeshja ndaj Kosovës.

“Dardanët” ishin paraparë që të enjten të përballen me Andorrën e pastaj tre ditë më vonë ta presin Izraelin, por situata ka ndryshuar me luftën e fundit.

Zuarez së fundmi ka deklaruar se askush në Izrael nuk po mendon për futboll, duke lënë të kuptohet se nuk ka gjasa që të këtë të diele të zhvillohet ndeshja.

Ne presim të dimë datën e lojës së shpejti, por sigurisht që nuk do të ndodhë shumë shpejt. Për momentin, askush nuk mendon të luajë futboll. Situata në vendin tonë është e tmerrshme dhe shpresojmë që e gjitha kjo të përfundojë së shpejti”.

UEFA tashmë ka marrë disa hapa, pasi ka shtyrë ndeshjen e Izraelit kundër Zvicrës për në muajin dhjetor, por vendi ende nuk dihet.

Një shtyerje pritet të ndodhë edhe për derbin kundër Kosovës, kësisoj “Dardanët” pritet të përballen vetëm me Andorrën këtë të enjte.

Tashmë, Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në Andorrë ku do ta zhvillojë edhe një stërvitje para se zbresin në fushë të enjten mbrëma.

Lajme të ngjashme