Presidenti i Barcelonës, Laporta: S’është lajm i mirë kalimi i Mbappes te Reali
Presidenti i Barcelonës Joan Laporta thotë se si tifoz nuk e pëlqen kalimin e Kylian Mbappes te Real Madridi, por i qëndron prapa projektit “La Masia”.
Real Madrid që ka bërë një ekip të jashtëzakonshëm është forcuar me Mbappen të hënën, ndërsa janë afër edhe të marrin Alphonso Daviesin e Bayern Munichut.
Lidhur me kalimin e francezit te rivali i përbetuar, Laporta ka deklaruar se vazhdon t’i besojë filozofisë së skuadrës blaugranase.
“Si tifoz i Barcelonës, nuk është lajm i mirë të shohësh kalimin e Mbappes te Real Madridi”.
“Por, për të qenë i sinqertë e preferoj strategjinë tonë që t’i besojmë lojtarëve që i prodhojmë dhe ndërtojmë në La Masia”.
“I respektoj rivalët, por i qëndroj prapa filozofisë së lojës tonë”, deklaroi ai për “Mundo Deportivo”.
🔵🔴 Barça president Laporta: “As Barça fan, it’s not good news to see Mbappé to Real Madrid”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 4, 2024
“But to be honest, I prefer our strategy to trust a project with players produced and made in La Masia”.
“I respect our rivals but I keep our Philosophy”, via @mundodeportivo. pic.twitter.com/UsLgUWflhz
Ndërkohë, Barcelona ende nuk ka bërë ndonjë ndryshim në skuadër, mirëpo ka spekulime që po e tentojnë transferimin e yllit të Manchester Cityt Bernardo Silva.
Katalunasit emëruan Hansi Flickun si trajner në vendin e Xavi Hernandezit, ndërsa në muajt e ardhshëm pritet të shesin disa lojtarë.