Presidenti i Atleticos thyen heshtjen, komenton situatën e Joao Felix - NACIONALE

Presidenti i Atleticos thyen heshtjen, komenton situatën e Joao Felix

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo ka thyer heshtjen duke thënë se sulmuesi Joao Felix do të jetë i mirëpritur në "Wanda Metripolitano".

Pasi u huazua te Chelsea, trajneri Diego Simeone e ka vendosur portugezin larg prioritetit dhe skuadra madrilene shpreson ta shesë në verë.

Chelsea shpenzoi 16 milionë funte për ta huazuar në janar, derisa tani duhet të paguajnë 70.5 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo meqenëse nuk ka bërë paraqitje të nivelit të lartë është duke konsideruar ta rikthejë.

I pyetur mbi të ardhmen e Felix, Cerezo për "El Larguero" tha: "Duhet të presim dhe të shohim".

"Chelsea është një skuadër e madhe që mund të mbështetet tek ai. Nëse rikthehet, do të jetë i mirëpritur. Në futboll nuk mund të mohosh asgjë, ndonjë befasi mund të ndodhë".

Newcastle United dhe Manchester United mund të jenë opsionet e tjera për Felix, pasi në të kaluarën kanë shprehur interesim për 23-vjeçarin.

Duke komentuar të ardhmen, Felix muaj e kaluar kishte deklaruar: "Gjithnjë provoj të bëj më të mirën, por ndonjëherë nuk funksionon prandaj duhet të ndryshoj gjërat, pra ky huazim për mua është i rëndësishëm".

"Askush nuk e di të ardhmen, jam thjesht i fokusuar për ndeshjen e radhës. Nuk e do çfarë do të ndodh, por jam i lumtur këtu".

Lajme të ngjashme