Premierliga refuzon kërkesën e Man Cityt për ta shtyrë fillimin e sezonit 2025/26 - NACIONALE

Premierliga refuzon kërkesën e Man Cityt për ta shtyrë fillimin e sezonit 2025/26

1 vit më parë

nga NACIONALE

Premierliga e ka refuzuar kërkesën e Manchester Cityt për ta shtyrë fillimin e sezonit 2025/26, në mënyrë që t’i lejojë lojtarët të kenë më shumë kohë për t’u rikuperuar nga Kupa e Botës për klube.

Si fitues të Ligës së Kampionëve, Man City së bashku me Chelsean janë dy klubet e vetme angleze që e kanë siguruar një vend në Kupën e Botës për klube, e cila do të mbahet në ShBA vitin e ardhshëm.

Kupa e Botës për klube do të nis më 15 qershor dhe do të zgjasë deri më 13 korrik, kësisoj lojtarët nuk është që do të kenë shumë kohë për të qenë gati për sezonin e ri që nis në muajin gusht.

Duke folur para ndeshjes ndaj Fulhamit, trajneri Pep Guardiola ka zbuluar se Cityt tashmë iu është refuzuar kërkesa për t’iu shtyrë ndeshjet hapëse.

“Premierliga nuk na ka lejuar të shtyjmë dy ndeshjet e para për t’u rikuperuar. Klubi kërkoi nga liga për t’i shtyrë dy apo tre javët e para, që të kemi pak pushim pas Kupës së Botës për klube, por absolutisht nuk na është lejuar”.

“A do të thoshte Premirliga po për ne? Jo, absolutisht jo. Ata nuk do t’i shtyjnë ndeshjet, prandaj do të jetë një moment kur të bëjmë “Çfarë të bëjmë?”.

Nuk kam përgjigje aktualisht, por duhet të marrim një vendim”, nënvizoi ndër të tjera Guardiola.

Lajme të ngjashme