Premierliga: Kartoni i dytë i verdhë për Trossard erdhi shkaku i vonesës për rinisjen e lojës
Premierliga ka konfirmuar se kartoni i dytë i verdhë për Leandro Trossard, erdhi si pasojë e vonesës për ta rinisur lojën.
Trossard njësoi si të gjithë lojtarët e Arsenalit dhe stafi mbeten të befasuar kur gjyqtari e përjashtoi nga loja, duke i dhënë kartonin e dytë të verdhë.
Të gjithë menduan se kartoni i dytë erdhi shkaku i një ndërhyrje që bëri, por Premierliga në “Twitter” ka njoftuar se ka ndodhur për arsye që nuk e rinisi menjëherë lojën.
“Gjyqtari dha një karton të dytë për Leandro Trossard shkaku që e vonoi rinisjen e lojës”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.
#MCIARS 45+7'
— Premier League Match Centre (@PLMatchCentre) September 22, 2024
The referee issued a second yellow card to Leandro Trossard for delaying the restart.
Është hera e dytë që lojtarët e Arsenalit marrin këso kartonë shkaku për sjellje josportive, ngase këtë e bëri edhe Declan Rice ndaj Brightonit.
Përndryshe, Arsenali po fiton me rezultat 2:1 në “Etihad Stadium”.