Prej 1 deri më 5 korrik: Galatasaray me kamp në Kosovë, bashkë me shkollën “Besëlidhja” - NACIONALE

Prej 1 deri më 5 korrik: Galatasaray me kamp në Kosovë, bashkë me shkollën “Besëlidhja”

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Skuadra e madhe nga Turqia, Galatasaray ka konfirmuar ardhjen në Kosovë.

Kjo për mbajtjen e kampit të futbollit për talentet e rinj në fillim të muajit të ardhshëm.

Në faqen zyrtare, Galatasaray ka publikuar Programet e Kampeve të Shkollave të Futbollit, që do t’i mbajë në disa vende të Evropës, përfshirë edhe Kosovën.

Galatasaray do ta mbajë kampin në Kosovë, në bashkëpunimin me Shkollën e Futbollit “Besëlidhja” nga Prishtina.

Prej datës 1 deri më 5 korrik në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali do të mbahet kampi i Galatasarayt, i cili do të monitorohet nga stafi i tij, në bashkëpunim me trajnerë vendor të angazhuar nga SHF “Besëlidhja”.

“Programet tona të kampit janë planifikuar posaçërisht për talentet e rinj që e duan futbollin, midis moshës 6 dhe 17 vjeç, dhe janë të hapura për pjesëmarrjen e yjeve të ardhshëm të futbollit të të gjitha niveleve, nga fillestarët deri tek ata të avancuar”, ka shkruar Galatasaray ndër të tjera në njoftim.

Kjo është hera e parë, që gjiganti turk, Galasaray mban kamp në Kosovë.

Lajme të ngjashme