Portugalia në epërsi kundër Koresë Jugore, pas një aksioni fantastik - NACIONALE

Portugalia në epërsi kundër Koresë Jugore, pas një aksioni fantastik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portugalia ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Koresë Jugore, në ndeshjen e tretë dhe të fundit grupore në Kupën e Botës që po zhvillohet momentalisht.

Ricardo Horta shënoi për t’i dhënë epërsinë portugezëve në minutën e 5-të dhe për t’ia bërë shumë më të vështirë kualifikimin Koresë Jugore.

Portugalia është kualifikuar tashmë në mesin e 16 më të mirëve, por synon fitoren për ta shmangur përballjen me Brazilin.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Gana dhe Uruguai janë duke barazuar pa gola.

Lajme të ngjashme