Pochettino nuk e mohon një ribashkim me Harry Kane te Chelsea - NACIONALE

Pochettino nuk e mohon një ribashkim me Harry Kane te Chelsea

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Mauricio Pochettino nuk e ka mohuar një ribashkim të mundshëm me Harry Kane te Chelsea.

Ylli i Tottenhamit është pranë largimit pasi ka kontratë edhe për një vit dhe dëshiron t’i bashkohet një klubi tek i cili mund të fitojë trofe.

Spurs insiston se anglezi nuk është në shitje, sidomos presidenti Daniel Levy që assesi nuk mendon ta lejojë t’i bashkohet ndonjë rivali të Premierligës.

Sidoqoftë, Pochettino që ka bashkëpunuar me Kane te Tottenhami nuk e ka mohuar një ribashkim të mundshëm në “Stamford Bridge”.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarët e një klubi tjetër, por je duke folur një ndër më të mirët, një nga sulmuesit më të fortë në botë”.

“Nuk është e drejtë të flasësh ose të thuash ndonjë gjë. Njerëzit nuk janë budallenj, janë të mençur dhe e dinë që lidhja ime me të ka qenë gjithnjë fantastike. E pashë kur ishte i ri, u rrit dhe arriti ato që arriti dhe sigurisht kemi lidhje të mirë”.

“Për momentin kemi mendime të ndryshe. Nuk jemi duke menduar. Sigurisht po punojmë fortë që ta bëjmë skuadrën me kualitete të mira”.

“Por s’më pëlqen të flasë për lojtarët, e sidomos ata që ishin afër meje”.

Favoriti për shërbimet e Kane momentalisht është Bayern Munich meqenëse Real Madrid dhe Man United u tërhoqen nga gara shkaku i kërkesave të larta të Tottenhamit.

Tottenham kërkojnë se paku 100 milionë euro për ta liruar anglezin dhe veçse i kanë refuzuar një ofertë 60 milionëshe Bayern Munichut javë më parë.

Lajme të ngjashme