“Po të shoh ëndërr çdo natë” – Shakaja virale e Haalandit me De Bruyne - NACIONALE

“Po të shoh ëndërr çdo natë” – Shakaja virale e Haalandit me De Bruyne

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Erling Haaland ka bërë shaka se po ëndërron çdo natë për Kevin De Bruynen gjatë një bisede me të në rrjetet sociale, e cila u bë virale.

Sulmuesi norvegjez vlerësohet si do të shënojë gola më bollëk në Etihad Stadium, pasi iu bashkua kampionit të Premierligës për rreth 55 milionë euro nga Borussia Dortmundi këtë verë.

Haalandi e nisi në mënyrë të përkryer jetën në Angli, pasi shënoi dy gola në debutim kundër West Hamit në ndeshjen hapëse të sezonit fundjavën që shkoi.

Ai shënoi edhe falë ndihmës nga Bruyne dhe ata duket se tashmë e kanë krijuar një lidhje të fuqishme edhe jashtë fushës.

Haalandi e postoi një fotografi në Instagram të martën, në të cilën shihet ulur në një restorant duke e shikuar menynë e ushqimit.

“I gatshëm ta porosis tërë menynë”, shkroi norvegjezi në përshkrimin e fotografisë.

De Bruyne i shkroi atij koment: “A dëshironi që unë t’jua mbaj menynë dhe t’ju asistoj?”

Haalandi e vazhdoi shakanë e mesfushorit belg duke iu përgjigjur: “Po, po ëndërroj për këtë çdo natë. Nuk e di pse”.

Haalandi dhe De Bruyne treguan shenja premtuese në ndërtimin e një partneriteti sulmues në disfatën kundër Liverpoolit në finale të Community Shield dhe sidomos në fitoren kundër West Hamit në Premierligë.

City kaloi në epërsi në stadiumin e Londrës falë një penalltie të shënuar nga Haaland, i cili e dyfishoi epërsinë pas një ore lojë kur u asistua nga De Bruyne.

Tifozët e City do të shpresojnë se Haaland dhe De Bruyne do ta ndriçojnë stadiumin Etihad njëjtë edhe kur të përballen me Bournemouthin në ndeshjen e parë të skuadrës së Pep Guardiolës në shtëpi këtë të shtune.

Lajme të ngjashme