“Po, ndeshja ndaj Dritës do jetë e fundit” – Coric konfirmon largimin nga Llapi - NACIONALE

“Po, ndeshja ndaj Dritës do jetë e fundit” – Coric konfirmon largimin nga Llapi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri i klubit futbollistik Llapi, Marjian Coric ka konfirmuar se në verë do largohet nga skuadra kosovare.

Coric që ka qenë kryesori në formacionin startues të Tahir Batatinës në pjesën kryesore të këtij edicioni, por që aventura në “Zahir Pajaziti” do të përfundojë pas këtij muaji.

Në një bisedë për Gazetën Nacionale, Coric ka konfirmuar se do largohet nga Llapi pasi të përfundojë përballja ndaj Dritës, në kuadër të finales së Kupës të Kosovës.

Llapi dhe Drita do përballen në “Fadil Vokrri” të enjten e ardhshme, me saktësisht me 26 maj, ku do provojnë të fitojnë trofeun e parë për këtë edicion, edhe pse tashmë të dy klubet e kanë siguruar pjesëmarrjen për në Evropë.

Po, ndeshja kundër Dritës do jetë e fundit për mua te Llapi. Nuk do jem pjesë e skuadrës në ndeshjet në Evropë”, tha fillimisht ai.

Tutje, ‘gardiani’ ka treguar edhe arsyen pse nuk do vazhdojë qëndrimin te Llapi, duke thënë se problemi kryesor është te kontrata, pasi nuk kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ me klubin për vazhdimin e saj.

Kontrata ime skadon në qershor, prandaj edhe do të largohem në verë”, nënvizoi Coric.

Statistikat e Coric këtë edicion në fanellën e Llapit

Marijan Coric nuk është se ka zhvilluar të gjitha ndeshjet këtë edicion në fanellën e Llapit, edhe pse është pritur të kishte më shumë minuta.

Në të gjitha garat këtë vit, Coric ka bërë 19 paraqitje, duke mbajtur portën e paprekur 10 herë portën e paprekur. Në total, ai ka pranuar 24 gola.

Sa i përket minutave, kroati zhvilloi plotë 1 mijë e 943 minuta në të gjitha garat (1 mijë e 493 minuta në Superligë, 180 minuta në kualifikueset për Ligën e Konferencës, 180 minuta në Kupën e Kosovës dhe 90 minuta në Superkupën e Kosovës).

Kulmin e karrierës Coric padyshim e kishte gjatë kohës kur ishte pjesë e skuadrave në Serie A, siç ishin Parma dhe Spezia Calcio.

Ndërkohë, sa i përket të ardhmes, ende nuk dihet nëse ndonjë skuadër kosovare do provojë ta bind portierin t’iu bashkohet si agjent i lirë, apo do të përfundojë në përgjithësi aventurën në kampionatin kosovar.

Lajme të ngjashme