“Po, më vjen keq për të” – Douglas Costa tallet me transferimin e Cuadrados te Interi
Douglas Costa e ka tallur ish-bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Juan Cuadrado, për vendimin e tij për t’u transferuar te Interi si lojtar i lirë në këtë afat kalimtar.
Kolumbiani i është bashkuar zikaltërve në një marrëveshje njëvjeçare pas një qëndrimi tetë-vjeçar në Torino, gjatë së cilës ai shpesh luante rolin kryesor në përplasjet mes dy palëve, së fundmi nga ai u grushtua ish-kapiteni i Interit, Samir Handanovic.
Cuadrado dhe Costa kaluan tre vjet së bashku në Allianz Stadium midis vitit 2017 dhe 2020, përpara se ky i fundit të largohej në një sërë marrëveshjesh huazimi me Bayern Munich, Gremio dhe LA Galaxy.
Në një transmetim të drejtpërdrejtë në TikTok, Costa u pyet nga një prej ndjekësve të tij nëse e kishte parë lajmin se Cuadrado ishte bashkuar me Interin. Ai u përgjigj: “Po, e pashë. Më vjen keq për të.”
@peppino_log #finoallafineforzajuventus⚪️⚫️ #duglascosta #cuadrados #juventusfc #internazionale ♬ suono originale - Peppe⚪⚫
Transferimi i Cuadrados te Interi u prit me shumë zhurmë nga të gjitha palët, por tifozët ultras të Interit janë të vendosur t’ia falin nëse ai angazhohet për skuadrën, siç kanë bërë në të kaluarën për shumë lojtarë të tjerë.


