Zyrtare: Juan Cuadrado i bashkohet Interit - NACIONALE

Zyrtare: Juan Cuadrado i bashkohet Interit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Juan Cuadrado nga Juventusi.

Kolumbiani ka nënshkruar kontratë vetëm njëvjeçare pra për edicionin e ardhshëm.

Përmes një komunikate zyrtare, Inter e mirëpriti ish yllin e Juventusit.

Juan Cuadrado është lojtari më i ri i Interit. Mbrojtësi nga Kolumbia ka nënshkruar kontratë me Neurazzurët deri më 30 qershor 2024”.

Cuadrado e njeh mirë Serie A meqenëse ka kaluar plot tetë vite te Juventusi, duke fituar 11 trofe.

Ndërkohë, në të kaluarën Cuadrado ishte edhe pjesë e skuadrave si Lecce dhe Fiorentina.

Përndryshe, Inter ka qenë mjaftë aktive në këtë afat veror duke nënshkruar edhe me Fratessin nga Sassuolo si dhe sulmuesin Marcus Thuram.

Sidoqoftë, ky afat ende s’është mbyllur për italianët që janë në negociata me dy portierë për t’i zëvendësuar Andre Onanan dhe Samir Handanovicin.

Lajme të ngjashme