Juventusi e pëson më rëndë se Interi, dënohet klubi dhe Cuadrado - NACIONALE

Juventusi e pëson më rëndë se Interi, dënohet klubi dhe Cuadrado

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë bërë të ditura dënimet pas fundit kaotik në ndeshjen e parë të Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit, ku zonja e vjetër doli më e dëmtuar, por edhe Interi nuk shpëtoi lehtë.

Përplasja e së martës në Kupën e Italisë mes Juventusit dhe Interit përfundoi me disa skena të shëmtuara. Gjatë ndeshjes, sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku mori thirrje raciste nga disa tifozë të Juventusit, dhe pasi ai shënoi golin e barazimit në minutën e fundit nga pika e bardhë, abuzimi vazhdoi. Festa e tij para tifozëve ofendues bëri që ai të përjashtohej , një vendim i denoncuar nga agjencia e tij Roc Nation, e cila tha se Lukaku "meritonte një kërkim falje".

Diku tjetër në fushë, kaosi i vonë i lojës pa gjithashtu një përleshje midis Juan Cuadrado dhe Samir Handanovic, që përfundoi me grushte. Një njoftim të enjten ka konfirmuar se secili prej këtyre lojtarëve do të ndëshkohet për veprimet e tyre në fushë.

Festa e Lukakut, e cila përfshinte një përshëndetje dhe një gisht tregues në gojë, u konsiderua provokuese nga gjyqtari Davide Massa, i cili i dha sulmuesit belg një karton të dytë të verdhë. Minuta më vonë, edhe Cuadrado dhe Handanovic u përjashtuan me karton të kuq, pasi zemërimi u ndez dhe Cuadrado tentoi të godiste me grusht portierin e Interit.

Siç raporton Sky Sports, çdo lojtar i përfshirë është ndëshkuar. Për shkak të natyrës së incidentit, Cuadrado është dënuar me tre ndeshje, ndërsa Lukaku dhe Handanovic kanë marrë të dy dënime nga një ndeshje; këto do të shërbejnë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Cuadrado Handanovic desktop Juventus Inter

Thirrja raciste e drejtuar ndaj Lukakut do të rezultojë gjithashtu në ndëshkim për tifozët. Juventusi do të detyrohet të luajë ndeshjen e radhës të ligës në shtëpi, kundër Napolit më 23 prill, me seksionin e Tribuna Sud të fushës së tyre të mbyllur për shikuesit.

Lajme të ngjashme