“Përsëritet historia” – Lukaku reagon pas abuzimit racor nga tifozët e Juventusit - NACIONALE

“Përsëritet historia” – Lukaku reagon pas abuzimit racor nga tifozët e Juventusit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Romelu Lukaku thotë se Seria A duhet patjetër të ndërmarrë veprime përnjëmend këtë herë, pasi u abuzua në mënyrë racore nga tifozët e Juventusit para se të përjashtohej nga loja të martën.

Lukaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pasi mbajti gishtin në buzë para tifozëve vendas pasi e shënoi golin e barazimit 1:1 nga penalltia në minutën e 95-të në ndeshjen së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

“Historia u përsërit”, ka shkruar sulmuesi i Interit në Instagram.

“E kam përjetuar në vitin 2019 dhe po e përjetoj edhe në vi2023. Kjo lojë e bukur duhet të shijohet nga të gjithë.”

Ai shtoi: “Shpresoj që liga do të ndërmarrë veprime reale këtë herë.”

Juventusi ka thënë se do të bashkëpunojë me policinë për t’i identifikuar personat e përgjegjshëm.

Në një deklaratë thuhej: “Klubi i Futbollit Juventus, si gjithmonë, po bashkëpunon më policinë për të identifikuar ata që janë përgjegjës për gjestet dhe thirrjet raciste që ndodhën mbrëmë.”

Përleshjet shpërthyen mes lojtarëve të të dyja palëve pas golit të barazimit të Lukakut.

Kapiteni i Interit Samir Handanovic dhe mesfushori Juan Cuadrado morën kartonë të kuq pas fishkëllimës së fundit, me rrëmujën që vazhdoi në tunel.

“Gjestet raciste të mbrëmjes së sotme ndaj Romelu Lukakut nga tifozët e Juventusit në Torino ishin përtej të neveritshmes dhe nuk mund të pranohen tha presidenti i përfaqësuesve të Lukakut, Yormark.

“Romelu shënoi një penallti në fund të lojës. Para, gjatë dhe pas penalltisë, ai iu nënshtrua një abuzimi armiqësor dhe të neveritshëm racist. Romelu festoi në të njëjtën mënyrë që ka festuar golat më parë. Përgjigjja e gjyqtarit ishte që t’i jepte karton të verdhë Romelut. Ai meriton një kërkim falje nga Juventusi dhe pres që liga të dënojë menjëherë sjelljen e këtij grupi të tifozëve të Juventusit.”

Ai shtoi: “Autoritetet Italiane duhet ta përdorin këtë mundësi për të luftuar racizmin, në vend që të ndëshkojnë viktimën e abuzimit.”

Për Lukakun nuk ishte hera e parë që përjetoi racizëm në Itali. Ai përjetoi këtë edhe në periudhën e parë që ishte në Inter 2019-2021. Në shtator të vitit 2021 tha se racizmi në futboll ishte në “kulmin e të gjitha kohërave” dhe se lojtarët, autoritetet e futbollit dhe mediat sociale mund të bënin më shumë për ta trajtuar këtë çështje.

Në janar, Seria A hapi një hetim mbi akuzat për abuzim racist ndaj Lukakut nga tifozët e Napolit. Në të njëjtën ditë, mbështetësit e Lazios abuzuan në mënyrë raciale Samuel Umtitin dhe Lameck Bandan, me klubin që më vonë urdhëroi të mbyllte një pjesë të stadiumit të tyre për ndeshjet e radhës./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme