Pjanic: Një sezon i mirë po na pret me Xavin, koha t'i tregojë fansave për "Pjanicin e vjetër" - NACIONALE

Pjanic: Një sezon i mirë po na pret me Xavin, koha t'i tregojë fansave për "Pjanicin e vjetër"

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Miralem Pjanic më në fund ka thyer heshtjen duke konfirmuar se do të vazhdojë qëndrimin te Barcelona dhe mezi pret të punojë nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez.

Boshnjaku gjashtë muajt e fundit i kaloi te Besiktas në formë huazimi, pasi nuk gjente aspak minuta nën urdhrat e Ronald Koeman.

Tekniku holandez në fakt nuk i dha asnjë mundësi që kur u realizua transferimi, duke e lënë në stol.

Përpara shkarkimit të Koeman, Barcelona e huazoi Pjanicin te Besiktas, i cili tani është rikthyer te Barcelona dhe është duke u përgatitur për sezonin e ri.

Në një intervistë së fundmi, Pjanic ka konfirmuar se do të vazhdojë me ngjyrat katalunase në edicionin tjetër dhe mezi pret që të punojë me Xavin, të cilin e ka edhe idhull.

"Një sezon i mirë është duke pritur me Xavin. Është koha t'i tregoj tifozëve për Pjancin e vjetër".

"Kam kontratë me Barcelonën deri në vitin 2024. Këtë vit ne do të punojmë me Xavin. Nuk kam stërvitur asnjëherë me të më parë. Shpresoj të jetë sezon i mirë për mua dhe skuadrën".

"Xavi është modeli im. Ai gjithmonë ka qenë një ndër mesfushorët më të mirë në botë", deklaroi ai.

Situata e tensionuar mes Koeman dhe Pjanic, që shkaktoi largimin e këtij të fundit drejt kampionatit turk

Në verën e vitit 2020, Barcelona dhe Juventus arritën marrëveshje për një shkëmbim mes Arthur Melos dhe Miralem Pjanic. Braziliani kaloi te gjiganti italian, derisa boshnjaku në “Camp Nou”.

Mirëpo, për asnjërin mund të thuhet se asgjë nuk funksionoi. Për dallim nga Arthur që pësoi lëndime të shumta, Pjanic zhvilloi minuta të paktë te Barcelona.

Pas kalimit te Besiktas, Pjanic tregoi se nuk e kuptoi fare Koemanin, pasi ky i fundit nuk i tregoi se çfarë duhet të ndryshojë që të gjejë vend në skuadër.

"Unë ende nuk e di se çfarë Koeman donte nga unë. Ai nuk provoi të m'i shpjegoi gjërat mua ose që të gjejmë një zgjidhje".

"Isha unë që e pyeta se çfarë kërkonte nga unë, çfarë jam duke bërë keq ose mirë që të më vendoste në skuadër më shpejtë. Në sezon, të duhen 17-18 lojtarë që të fitosh titullin. Por, për të, nuk tha se ka ndonjë problem në lojën time. Nuk më dha përgjigje", ishte deklarata e tij në tetorin e vitit 2021.

Lajme të ngjashme