Pioli: Milani mund ta eliminojë këdo pas Tottenhamit dhe Napolit - NACIONALE

Pioli: Milani mund ta eliminojë këdo pas Tottenhamit dhe Napolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se skuadra e tij mund ta eliminojë këdo në Ligë të Kampionëve pasi mposhtën Tottenhamin dhe Napolin, me derbin e qytetit të Milanos që është në radhë për t’u zhvilluar nesër.

Trajneri i kuqezinjve foli në konferencë për shtyp të martën, në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër rivalëve të qytetit, Interit.

Milani ka një fitore dhe dy humbje në tre takimet e mëparshme me zikaltrit këtë sezon, ndaj mund të cilësohet ndeshja më e bukur apo më e vështira për Piolin?

“Sigurisht më e vështira, sepse është një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve”, vuri në dukje trajneri, cituar nga Milannews.

“Por është gjithashtu e mrekullueshme të luash këto lojëra. Djemtë duhet të jenë të lumtur t'i përjetojnë këto momente. Është vetëm ndeshja e parë, do të luhet në 180 minuta. Për të tjerët, Interi është favorit, por ne duam të luajmë”, vazhdoi trajneri kuqezi.

“Ne kemi eliminuar Tottenhamin dhe Napolin, mendojmë se mund të eliminojmë këdo”.

Kuqezinjtë janë aktualisht jashtë top katërshes në Serie A, por kanë arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë që nga viti 2007, kur ata përfundimisht ngritën trofeun nën drejtimin e Carlo Ancelottit.

Pioli angry after late Juventus penalty but proud of AC Milan display | Sporting News Canada

“Ne nuk kemi pasur ngritje dhe ulje në Ligën e Kampionëve”, pohoi Pioli. “Kemi përfunduar një rrugë të shkëlqyer. Ne duam të bëjmë hapin tjetër dhe të shkojmë deri në fund, motivimi është i lartë. Ne presim një San Siro të mbushur me energji të madhe. Do të përpiqemi ta mbledhim këtë energji dhe ta vendosim në fushë nga fillimi në fund”.

Trajneri italian konfirmoi se i dëmtuari Rafael Leao do të përpiqet të “shtyjë” mëngjesin e së mërkurës, në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes, duke shpresuar që të rikuperohet në kohë. Sulmuesi portugez ose mund të startojë ose të mos jetë fare i disponueshëm, siç i kishte thënë Pioli Sky Sport Italia para konferencës së tij për shtyp të ndeshjes.

Lajme të ngjashme