Pioli i dërgon mesazh Napolit: Liga e Kampionëve dhe Serie A janë ndryshe - NACIONALE

Pioli i dërgon mesazh Napolit: Liga e Kampionëve dhe Serie A janë ndryshe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i AC Milanit, Stefano Pioli është optimist se mund të arrijnë deri në finalen e Ligës së Kampionëve.

"Rossonerët" do të përballen me Napolin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, derisa nëse arrijnë kualifikimin atëherë në gjysmëfinale do t'i pret fituesi i ndeshjes Inter - Benfica.

Për mediat, Pioli theksoi se janë të motivuar dhe synojnë të shkojnë deri në fund.

"Ishim duke u stërvitur kur shorti është tërhequr. Secila skuadër do të kishte një kundërshtar të vështirë, komplikuar dhe të motivuar. Jemi këtu me meritë falë motivimit dhe ambicieve. Duam të vazhdojmë tuje".

"Jemi në çerekfinale, jemi Milani dhe duhet të vazhdojmë. Napoli është e fortë, po bëjnë më mirë se ne në ligë, por Liga e Kampionëve është Ligë e Kampionëve dhe Milani është Milan".

I pyetur nëse ka pasur ndonjë mesazh nga Spalletti, Pioli shtoi: "Nuk mendoj se ai do të më dërgoj mesazh. Kam lidhje të shkëlqyer, mendoj se është trajner i shkëlqyeshëm. Ka një ndryshim të madh mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve, por tani duhet të fokusohemi në ligë".

Lajme të ngjashme