Phil Foden e fiton çmimin 'Lojtari më i mirë i sezonit' në Premierligë, e mposht Haalandin dhe Ricen - NACIONALE

Phil Foden e fiton çmimin 'Lojtari më i mirë i sezonit' në Premierligë, e mposht Haalandin dhe Ricen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Phil Foden e ka fituar çmimin për Lojtarin më të mirë të sezonit në Premierligë, duke mposhtur në konkurrencë bashkëlojtarin e tij, Erling Haaland, dhe yllin e Arsenalit, Declan Rice.

Në fillim të këtij muaji, Foden ishte në listën e ngushtë për çmimin së bashku me shokun e skuadrës, Haaland, dyshen e Arsenalit, Declan Rice dhe Martin Odegaard, Cole Palmer nga Chelsea, Alexander Isak nga Newcastle United, Ollie Watkins nga Aston Villa dhe Virgil van Dijk nga Liverpool. Tashmë, 23-vjeçari është konfirmuar si fitues.

Reprezentuesi anglez tha: “Të fitosh këtë çmim është një arritje për të cilën jam jashtëzakonisht krenar. Premierliga njihet si liga më e fortë në botë dhe është kënaqësi që jam nominuar me kaq shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj që të gjithë kanë shijuar sezone të veçanta për klubet e tyre. Në përgjithësi, unë kam qenë shumë i kënaqur me mënyrën se si kam luajtur këtë sezon dhe me të vërtetë i kënaqur që kam qenë në gjendje të kontribuoj me golat dhe asistimet gjatë gjithë sezonit. Do të doja të falënderoja të gjithë stafin e Cityt, trajnerët dhe veçanërisht shokët e mi të skuadrës, sepse pa ta kjo nuk do të ishte e mundur. Gjithashtu do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar të gjithë ata që votuan për mua pasi çmimi do të thotë shumë.”

Anësori, i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues, ka pasur sezonin e tij më të mirë ndonjëherë për Cityn, duke shënuar 25 gola dhe duke dhënë 11 asistime në të gjitha garat. Paraqitjet e tij kanë çuar skuadrën e Pep Guardiolës në prag të një titulli të katërt radhazi në Premierligë dhe ata janë gjithashtu në finalen e FA Kupës.

Phil Foden Man City 2023-24

Foden do të mbyllë një sezon të jashtëzakonshëm individual kur Manchester City ndjek titullin e saj në Premierligë, me përballjen në shtëpi ndaj West Ham të dielën në ditën e fundit të sezonit. Një fitore kundër ekipit të David Moyes do t'i bëjë ata të fitojnë garën ndaj Arsenalit për titullin kampion për të dytin vit radhazi, ndërsa do të ishte titulli katërt radhazi në përgjithësi.

Lajme të ngjashme