Peter Crouch: Antonio Conte po i përdor taktikat e Stoke City në Tottenham
Ish-sulmuesi i shumë skuadrave të Premierligës, Peter Crouch, thotë se taktikat që Antonio Conte i përdor në Tottenham Hotspur, janë të njëjta me ato në Stoke City, gjatë eksperiencës së tij në këtë skuadër.
Spurs pësuan humbjen e tyre të parë në Premierligë këtë sezon të shtunën pasi u mundën 3-1 nga rivalët e tyre të Londrës veriore Arsenal në Emirates Stadium.
Tottenham pati disa raste në pjesën e parë në kundërsulm, por Crouch mendon se Conte e mbajti shumë poshtë ekipin e tij për t'u mbrojtur shumë thellë kundër skuadrës së Mikel Artetas.

“Kam luajtur në këtë mënyrë te Stoke”, tha Crouch gjatë analizës së tij për BT Sport.
“Tottenham ka mjaft lojtarë për të mos luajtur në këtë mënyrë, mendoj se ata mund të jenë pak më të shtrirë. Por nëse luani në këtë mënyrë, duhet t'u dilni para lojtarëve kundërshtar, duhet të dilni para topit, duhet të jeni më progresiv, duhet të jetë me më shumë agresivitet."
Tottenhami pësoi zhgënjim të mëtejshëm të martën në mbrëmje, teksa po përballej me një barazim pa gola kundër Eintracht Frankfurt në Ligën e Kampionëve.
Rezultati i ka lënë Spurs të dytit në Grupin D me katër pikë pas tre ndeshjesh, ndërsa Sporting është në krye të grupit me dy pikë më shumë.

Duke folur pas barazimit të skuadrës së tij në Gjermani, Conte pranoi se Spurs mund të jetë në probleme me atë që ai beson se është një skuadër e vogël.

“Mendoj se kemi bërë një arritje të madhe që klubi të luajë në Ligën e Kampionëve. Ne e përfunduam sezonin me vetëm 12 ose 13 lojtarë”, tha Conte.
“Unë gjithmonë them se ndoshta kemi qenë me fat që kemi mundur të përballemi në dy gara. Unë mendoj se duhet të bëjmë hapa të sigurt dhe të kemi durim. Nëse krahasoni Ligën e Kampionëve me Ligën e Evropës ose Ligën e Konferencës, është krejtësisht ndryshe. Ju duhet të luani me ekipin tuaj më të fortë dhe kjo e bën të vështirë për të bërë më shumë ndryshime. Unë fola për tregun e transferimeve dhe ne e dimë se kemi nevojë për më shumë zgjedhje.

“Sot bëra një zëvendësim dhe futa në lojë [Bryan] Gilin 21-vjeçar, ai është një lojtar i ri. Duhet të përpiqemi të përfshijmë të gjithë lojtarët. Ne duhet të bëhemi më të fortë si skuadër. Nëse ne kemi ambicien dhe synimin për të luajtur për këto dy gara të mëdha, Premierligë dhe Ligë të Kampionëve, dhe kemi humbur shumë energji dhe lojtarë për shkak të lëndimeve, kemi nevojë për një skuadër vërtet të madhe.”
