Pesë pikë para rivalëve, ylli i Liverpoolit: Jemi kandidat për titull
Mesfushori Alexis Mac Allister e ka pranuar se Liverpooli është kandidat për titull pas fitores ndaj Aston Villas.
Golat e Darwin Nunez e Mo Salah ishin të mjaftueshëm për “Reds”, që t’i arkëtojnë pikët e plota ndaj Villas dhe ta rrisin avantazhin në pesë pikë nga City.
Pas fitores së shtunës, Mac Allister tha se nuk e ka menduar në fillim që do të jenë kandidat për titull, por tani situata ka ndryshuar.
“Luajtëm shumë mirë ndaj një skuadre të madhe. E dominuam tërësisht”.
“E dimë që jemi në krye të ligës, por ende ka shumë lojë prandaj duhet të shkojmë hap pas hapi. Nëse je në krye të ligës, pesë pikë para nënkupton diçka, prandaj them shkojmë hap pas hapi”.
“Nëse do më pyesnit para sezonit, nuk do të thosha se jemi kandidat, por tani duket se jemi. Duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të bëhemi më të mirë”, deklaroi ai.
Liverpoolin e pret një kalendar i ngjeshur pas pushimit ndërkombëtar, ngase fillimisht përballet me Southamptonin, por pastaj ka sfida të vështira si ndaj Real Madridit, Man Cityt, Newcastle Utd dhe Evertonit.