Përzgjedhësi i Serbisë: E çmoj Granit Xhakën, lojtar i nivelit botëror - NACIONALE

Përzgjedhësi i Serbisë: E çmoj Granit Xhakën, lojtar i nivelit botëror

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Serbisë Dragan Stojkovic thotë se e çmon shumë mesfushorin shqiptar Granit Xhaka, ndërsa pret të mos ketë probleme në sfidën ndaj Zvicrës.

Serbia do të jetë nikoqir i Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa në listën e Helvetikëve ndodhën dy shqiptarë Granit Xhaka e non-grata e “Dardanëve” Andi Zeqiri.

Duke marrë parasysh atë që ndodhi herën e fundit në Beograd, Stojkovic u pyet dy herë për Xhakën, për të cilin foli vetëm fjalë pozitive.

“Zvicra është një ekip solid. Ka vazhdimësi dhe është kompakte. Ka lojtarë të shumë kualitativ. Xhaka është një lojtar i madh dhe luan rol të madh në lojën e Zvicrës”.

“Të gjithë e dinë të kaluarën dhe provokimet. Apeloj që ndeshja të jetë korrekte, në mënyrën se si duhet ekipet të luajnë. Sjelljet në tribuna të tifozëve të jenë në nivel të lartë. Gjërat duhet harruan dhe të fokusohemi në futboll. Nuk frikësohemi. Kjo është absurde”.

Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtetë e çmoj, për më shumë që sa vite shfaq nivelin botëror. Nuk do të ketë ndonjë problem”, u shpreh ai.

Ndërkohë, përballja mes Serbisë e Zvicrës do të zhvillohet më 12 tetor.

Lajme të ngjashme