Përzgjedhësi i Rumanisë: Urrej ta pranoj, por Kosova ka avantazhin - NACIONALE

Përzgjedhësi i Rumanisë: Urrej ta pranoj, por Kosova ka avantazhin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Rumanisë Edi Iordanescu ka thënë se Kosova do ta ketë avantazhin në ndeshjen e radhës shkaku që lojtarët tanë kanë qenë aktiv në xhiron e fundit.

Kosova do ta mirëpres Rumaninë në “Fadil Vokrri” dhe ka nevojë me patjetër për pikët e plota që të mbetet në garë për kualifikimin në Kampionat Evropian.

Për mediat rumune, Iordanescu ka deklaruar se Kosova ka avantazhin shkaku që lojtarët kanë luajtur në kampionatet më të forta në këto xhirot e fundit.

Edhe pse urrejmë ta pranojmë, Kosova ka një avantazh prej nesh. Ka shmë lojtarë që ishin aktivë në vikendin e kaluar si në Serie A, Ligue 1, Turqi te Galatasary, skuadër kjo që e fitoi kampionatin”.

Këta lojtarë ishin të lidhur në një betejë të rëndësishme dhe kjo i mban të motivuar dhe të lidhur. Ka rrezik që të luajnë një ndeshje më të mirë se ne. Por për momentin duhet ta dëshmojmë dhe të gjitha këto aspekte duhet të kthehemi mbrapa”.

Tutje, ai komentoi disa vështirësi që i ka Rumania meqenëse lojtarët nuk e dinë se ku do të luajnë sezonin tjetër.

Është aksioni më i vështirë në disa pikëpamje. Janë disa faktorë që ndikojnë te puna dhe aktiviteti ynë. Është fundi i sezonit, shumë punë, disa lojtarë kanë probleme në nivelin e klubit. Shumë prej tyre nuk e dinë të ardhmen, nuk e dinë ku do të luajnë sezonin tjetër”.

Duhet të kuptohet që ta lëmë anash dhe të fokusohemi 100 për qind në aksion, që do të jetë ekstremisht e rëndësishme për kualifikimet”.

Kosova do ta pres Rumaninë më 16 qershor në “Fadil Vokrri”, derisa tre ditë më vonë udhëton për në Hungari – ku do të përballet me Bjellorusinë.

Lajme të ngjashme