Zbulohen prioritetet e Interit për sezonin e ri, Inzaghi merr vendim për Acerbin
La Gazzetta dello Sport ka raportuar se prioriteti i Interit në afatin kalimtar të verës do të jetë nënshkrimi me një qendërsulmues të ri, ndërsa Simone Inzaghi ka vendosur të mbajë të gjithë mbrojtësit që ka tani edhe për sezonin 2024/25, përfshirë edhe Francesco Acerbin.
Interi po mendon për forcimin e skuadrës sezonin e ardhshëm pasi u bë kampion i Serisë A për herë të 20-të në histori. Drejtori i Përgjithshëm Beppe Marotta ka konfirmuar se Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski do t'i bashkohen klubit gjatë verës, ndërsa asnjë lojtar i Interit nuk ka dorëzuar kërkesa për transferim.
La Gazzetta dello Sport, raporton se prioriteti i Nerazzurrëve për verën do të jetë nënshkrimi i një qendërsulmuesi për të rritur opsionet e Inzaghit në sulm përtej Marcus Thuram dhe Lautaro Martinez. Joshua Zirkzee i Bolognës është shfaqur si objektivi kryesor i transferimit së bashku me Albert Gudmundsson të Genoas.
Gazetari Luca Taidelli pohon gjithashtu se Inzaghi ka vendosur të mbajë të gjithë mbrojtësit e Interit përtej verës. Kishte raporte se zikaltrit mund të ishte ndarë nga Francesco Acerbi pas incidentit me Juan Jesus në mars, por italiani u pastrua nga akuzat, kështu që ai nuk pritet të largohet.
Sipas Gazzettas, bashkatdhetari i tij Alessandro Bastoni ka tërhequr interes nga klubet e Premierligës, por 20 herë kampioni italian nuk dëshiron ta shes atë, veçanërisht pasi ranë dakord për një kontratë të re deri në vitin 2028.
Megjithatë, Interi mbetet i interesuar për agjentët e lirë Mario Hermoso dhe Nicolas Valentini (Boca) dhe mund të ndryshojë paksa repartin e mbrojtjes duke nënshkruar me portierin brazilian Beto nga Athletico Paranaense.