Lukashenka: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse - NACIONALE

Lukashenka: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka, tha se “dhjetëra armë bërthamore ruse” janë dislokuar në Bjellorusi, një lëvizje që ka rritur shqetësimet në Perëndim se lufta e Moskës kundër Ukrainës mund të zgjerohet.

Duke folur në Asamblenë Popullore të Bjellorusisë në Minsk më 25 prill, Lukashenka, aleat kyç i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se në mbledhje ishte miratuar njëzëri një doktrinë e re ushtarake që e konsideron vendosjen e armëve bërthamore ruse në tokën bjelloruse si strategji për të penguar sulme.

Bjellorusia i ka ofruar mbështetje logjistike Rusisë, që kur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Që atëherë, Moska ka zhvendosur në Bjellorusi armë bërthamore taktike – zhvendosja e parë e armëve të tilla jashtë Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

NATO e ka quajtur këtë lëvizje si të “rrezikshme dhe të papërgjegjshme”. /REL

Lajme të ngjashme