“Përpos Mourinhos, trajnerët s’kanë marrë lojtarët që donin”, Ten Hag i përgjigjet “Special One”
Trajneri Erik ten Hag i është përgjigjur Jose Mourinhos duke deklaruar se “Special One” është i vetmi që prej kohës së Alex Fergusonit që ka marrë lojtarët që donte.
Mourinho javë më parë kritikoi teknikun holandez, duke thënë se i është besuar më shumë kohë sesa që mori ai mes viteve 2016-2018.
I pyetur për këtë deklaratë të Mourinhos, Ten Hag thotë se vetëm portugezi ka marrë fondet e mjaftueshme nga bordi për të investuar në lojtarët që donte.
“Përpos Mourinhos, trajnerët nuk kanë marrë të gjithë lojtarët që donin dhe kjo është e tëra që të duhet”.
“Jam optimist se mund t’i arrijmë qëllimet tona, por është kompeticion i vështirë. Nuk është garë dy orëshe më”, deklaroi ai për "ESPN Brasil".
Ten Hag është nën presion të vazhdueshëm te klubi anglez, që po shqyrtojnë mundësinë për ta shkarkuar qysh në afatin e ardhshëm veror.
Megjithatë, holandezi ka kërkuar nga tifozët t’i besojnë procesit dhe duhet durim për ta arritur qëllimin.
“Të duhen lojtarë të shkëlqyer. Përndryshe, je në proces dhe duhet të jesh i duruar”.
“Këtu jemi ne. Shkuam për lojtarë që kanë potencial të madh dhe duhet t’i përmirësojmë, si në nivelin individual ashtu edhe ekipor. Të duhet durim në këtë proces”.
Përndryshe, në rast që shkarkohet atëherë Ten Hag mund të marrë drejtimin e Bayern Munichut.