Përkundër shqetësimit muskulor, Muriqi do të jetë i gatshëm kundër Greqisë
Burime të gazetës Nacionale pranë Kombëtares së Kosovës, kanë treguar që Vedat Muriqi me sukses e ka mbyllur seancën e fundit stërvitore dhe do të jetë i gatshëm për Greqinë.
Sulmuesi prizrenas kishte ndjerë një shqetësim muskulor pas humbjes që Kosova pësoi një javë më parë ndaj Greqisë në Prishtinë. Në ditën e nesërm, ai kishte zhvilluar stërvitjen i vetmuar nga pjesa tjetër e grupit. Por, falë një pune vërtet enorme nga stafi mjekësor, Muriqi ia doli të ishte gati në kohë rekord, për të luajtur kësisoj ndeshjen e plotë në fitoren përballë Irlandës Veriore me rezultat 3:2.
Gjithsesi, pas përfundimit të ndeshjes ndaj kombëtares britanike, ai sërish ka ndjerë dhimbje të njëjta dhe ka rritur frikën te kampi dardan nëse do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen vendimtare përballë Greqisë në udhëtim.
Sidoqoftë, burime të ndryshme i kanë thënë gazetës Nacionale që përkundër të gjitha shqetësimeve e ndjera, e veçanërisht gjatë ditës së djeshme, Muriqi do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Kosovën edhe nesër.
(Pas pak më shumë...)