Përfundon seanca e dytë stërvitore e Kombëtares së Kosovës, Zhegrova 'përqafohet' me Agim Ademin - NACIONALE

Përfundon seanca e dytë stërvitore e Kombëtares së Kosovës, Zhegrova 'përqafohet' me Agim Ademin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës sot pasdite ka zhvilluar seancën e dytë stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit tetor të Ligës së Kombeve.

Leart Paçarada dhe Aro Muric nuk stërvitën për shkak të lëndimeve të lehta, ndërsa Milot Rashica zhvilloi seancë rigjenerimi në palestër, pasi arriti vonë në grumbullim.

Në stërvitjen e sotme fokusi i Franco Fodës ishte në aspektin taktik dhe në tranzicionin e lojës nga mbrojtja në sulm dhe e kundërta.

May be an image of 4 people, people playing soccer, people playing football and text

Dradanët stërvitjen e radhës e zhvillojnë nesër me fillim nga ora 11:00.

FFK ka publikuar foto nga stërvitja e sotme, ku njëra nga fotot ishte përqafimi i Edon Zhegrovës me Agim Ademin.

May be an image of 1 person, playing soccer and text

Kujtojmë se muajin e kaluar pati një problem të madh në Kombëtare, ku u përjashtuan Edon Zhegrova, Arijanet Muric e Florent Muslija.

Keqkuptimi mes Zhegrovës e Ademit mendohet të ketë mbetur në të kaluarën pas publikimit të kësaj fotografie.

Lajme të ngjashme