Përfundon ecuria prej katër fitoreve radhazi nga Manchester Unitedi, mposhtet nga Fulhami në Old Trafford
Manchester Unitedi ka pësuar humbje nga Fulham me rezultat 2:1 në Old Trafford.
Djajtë e Kuq po kalonin kohë të mira së fundmi, pasi shënuan pesë fitore radhazi, katër nga të cilat në Premierligë.
Por sot këtë ecuri ia shkatërroi Fulhami, që bëri paraqitje shumë të mirë në Old Trafford.
Shanset më të mira për gol i pati Fulhami, ndonëse skuadra e Erik Ten Hag pati posedimin dhe kontrollin e lojës.
45 minutat e para përfunduan pa gola, me një ndeshje tejet të barabartë.
Në pjesën e dytë mysafirët u çasën në ndeshje më mirë dhe në minutën e 65-të me anë të golit të Bassey kaluan në epërsi 1:0.
🏴 Goal: Calvin Bassey | Manchester United 0-1 Fulhampic.twitter.com/hVwRy5jVOe
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 24, 2024
Djajtë e Kuq barazuan në minutën e fundit të takimit, me Harry Maguire që shënoi në golin bosh, për 1:1.
🏴 Goal: Harry Maguire | Manchester United 1-1 Fulham pic.twitter.com/tPCfOPUMz4
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 24, 2024
Kur të gjithë menduan se me këtë rezultat përfundoi gjithçka, në skenë doli Iwobi që në minutën e shtatë shtesë shënoi për t'ia fituar tre pikë shumë të rëndësishme Fulhamit në udhëtim.
🏴 Goal: Alex Iwobi | Manchester United 1-2 Fulham pic.twitter.com/WHEHwyJPm8
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 24, 2024
Me këtë humbje të Manchester Unitedit, Tottenhami mund të largohet tani në gjashtë pikë, ndërsa Fulham edhe me fitoren e arritur vazhdon të jetë në vendin e 12-të.