Përballje interesante në Kupë të Kosovës, hidhet shorti për gjysmëfinalet
Përballje mjaft interesante do të ketë në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, ku sot janë mësuar çiftet.
Ballkani eliminoi me lehtësi Malishevën në çerekfinale duke fituar me rezultat 3:0 dhe mbetet favoriti kryesor për ta fituar këtë garë, ndonëse është lider edhe në Superligën e Kosovës.
Në gjysmëfinale ata takohen me skuadrën e po të njëjtit qytet, pra Ballkani - Suhareka.
Ndërsa gjysmëfinalja tjetër pritet të jetë akoma më interesante, ngase takohen dy skuadra me nam, e që së fundmi janë kthyer në formë të mirë.
Prishtina përballet me Dritën për një vend në finale.
Për dallim nga çerekfinalet, në gjysmëfinale do të jetë sistem tjetër, pasi do të jenë takimet me sistemin vajtje-ardhje.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 3 prill me fillim nga ora 13:00, ndërsa ato të kthimit më 17 prill, po në të njëjtin orar.