Përballja Bologna - Milan nuk zhvillohet në fundjavë, ja pse? - NACIONALE

Përballja Bologna - Milan nuk zhvillohet në fundjavë, ja pse?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përballja mes Bolognas dhe Milanit nuk do të zhvillohet këtë fundjavë.

Ndeshja në kuadër të Serie A-së ishte planifikuar të luhet të shtunën, por përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna, ku kishte edhe viktima, ka bërë që autoritetet të marrin veprime dhe të riplanifikojnë orarin e ndeshjes, që nuk është caktuar ende zyrtarisht.

Përmbytjet në këtë rajon janë të njohura dhe shtyrja e ndeshjes ishte e domosdoshme.

Siç është konfirmuar deri më tani, ndeshja nuk do të zhvillohet në një terren neutral siç u raportua, por do të riplanifikohet për një datë tjetër.

Me shumë mundësi kjo përballje do të zhvillohet në muajin janar, pasi si Bolonga, ashtu edhe Milani janë të angazhuara në Ligë të Kampionëve dhe Kupë të Italisë.

Presidenti i klubit të Bolognas ka konfirmuar se një pjesë e të ardhurave nga biletat që janë shitur do të dhurohen për familjet e viktimave nga përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna.

“Shtyrja më duket si zgjedhja më e mençur, sepse na lejon të mbrojmë të ardhurat e ndeshjes, një pjesë e të cilave do t'u dhurohet personave të prekur”.

Lajme të ngjashme