Pepe: Pas ankesave të Messit na u caktua gjyqtari argjentinas, le t'ia japin trofeun Argjentinës pas asaj që pashë sot
Mbrojtësi veteran i Portugalisë, Pepe, ka shpërthyer në ankesa pas përfundimit të ndeshjes, ku kombëtarja e tij u eliminua nga Maroku me rezultat 1:0. Ai tha se është e papranueshme se si pas atyre ankesave të Lionel Messit dje, iu caktohet një gjyqtar nga Argjentina duke shtuar se tani ata mund t’ia japin titullin atyre.
Messi u ankua në gjyqtarin Mateo Lahoz dje edhe pas një fitoreje dramatike në penallti, ndërsa sot në ndeshjen Maroku – Portugali, gjyqtar ishte argjentinasi, Facundo Tello.
Pepe aludon se gjyqtari i takimit ndikoi drejtpërdrejte në rezultat, pasi që mund të kishte penallti te një rast ku u përfshi Bruno Fernandes.
“Është e papranueshme që një gjyqtar argjentinas të gjykojë lojën sot pas asaj që ndodhi dje, me Messin që u ankua. Pas asaj që pashë sot, ata tani mund t'i japin titullin Argjentinës. Nuk e pashë lëvizjen që mund të ishte penallti ndaj Bruno Fernandes. Maroku ishte me fat që shënoi golin. Jam krenar me shokët e skuadrës”, tha Pepe pas ndeshjes.
Pepe:
— Zach Lowy (@ZachLowy) December 10, 2022
“It is inadmissible that an Argentine referee administered the game today after what happened yesterday, with Messi complaining."
“After what I saw today, they can now give the title to Argentina."