Pep Guardiola trajneri më i mirë në konkurrencën e burrave, Wiegman triumfon në atë të grave
Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve, në Monako janë shpërndarë edhe çmimet e përvjetshme, aty ku Pep Guardiola u shpall si trajneri më i mirë në konkurrencën e Burrave, ndërsa Sarina Wiegman në konkurrencën e grave.
Pas suksesit historik me Manchester Cityn, ku Guardiola fitoi tripletën, nuk kishte si të mungonte ky çmim, pasi ishte trajneri me të arriturat më të larta në këtë sezon.
Another award for Pep! 👏#UEFAawards || #UCLdraw pic.twitter.com/MjNb6Xdp1i
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) August 31, 2023
Në anën tjetër, Wiegman, udhëhoqi Anglinë drejt sukseseve të njëpasnjëshme, për çka u nderua me çmimin si më e mira në konkurrencën e grave.