Pep Guardiola rikthehet në stërvitje pas operacionit që kreu në shpinë
Trajneri Pep Guardiola është rikthyer për të drejtuar Manchester Cityn pas një muaj mungesë.
Tekniku katalunas kreu një operacion në shpinë, ku si pasojë mungojë për tre javë.
Sidoqoftë, në ribashkimin e skuadrës të mërkurën i pranishëm ishte edhe Guardiola, të cilët kanë vazhduar me përgatitjet e menjëhershme për përballjen e të shtunës.
Gjatë kohës kur Guardiola nuk ishte në stol, skuadrën angleze e drejtoi Junma Lillo, pra kundër Sheffield Unitedit dhe Fulhamit me Man Cityn që arriti ta mbajë rekordin pa humbje duke i mposhtur të dyja klubet.
Man City do të vazhdojë me stërvitje edhe në dy ditët e javës meqenëse të shtunën zhvillojnë derbin ndaj West Ham Unitedit, që gjithashtu po kalojnë një formë të shkëlqyer.
Ndërkohë, të martën e ardhshme kampioni i Evropës do ta nis garën edhe në Ligën e Kampionëve në shtëpi ndaj klubit serb Red Star Belgrade, përndryshe njohur si Crvena Zvezda.
