Pep Guardiola në histori: Trajneri i vetëm që e fiton tripletën me dy skuadra të ndryshme
Trajneri Pep Guardiola tani zyrtarisht ka hyrë në histori pasi Manchester City fitoi tripletën për edicionin 2022/23.
“Qytetarët” shënuan një fitore të vështirë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Interin me rezultat 1:0.
Duke fituar këtë edicion edhe Premierligën dhe FA Cup, City u bë skuadra e dytë angleze në histori që e fiton tripletën.
Guardiola tani ka hyrë në histori duke e fituar tripletën për herë të dytë në karrierën e tij.
“Pep Guariola ka fituar tripletën për herën e dytë në karrierë, derisa është bërë trajneri i parë që e bën me dy klube të ndryshme (Barcelona 2008/09 dhe Man City në 2022/23)”, shkroi OptaJoe.
1 - Pep Guardiola has won the treble for the second time in his managerial career, while he's the first ever manager to do so with two different clubs (Barcelona in 2008-09 and Manchester City in 2022-23). Greatness. #UCLFinal pic.twitter.com/Yn4YcLOFNG
— OptaJoe (@OptaJoe) June 10, 2023
Guardiola për shumë kë tashmë është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave dhe me këtë arritje, diskutimi edhe mund të kryhet.
Man City tani do të garojë edhe në Kupën e Botës për klube, si dhe Superkupën e UEFA-s.
Kujtojmë, Guardiola me Barcelonën i kishte fituar të gjitha këto trofetë e lartpërmendura andaj mbetet të shihet nëse do ta arrijë edhe me skuadrën angleze.