Pep Guardiola: Fati jonë në Ligën e Kampionëve është i shkruar tashmë - NACIONALE

Pep Guardiola: Fati jonë në Ligën e Kampionëve është i shkruar tashmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pep Guardiola ka folur për dashurinë që e ndiej për Ligën e Kampionëve para ndeshjes së parë të Manchester Cityt kundër RB Leipzig në një të tetën e finales – por e pranoi se trysnia e ushtruar ndaj tij për ta fituar këtë garë përsëri ka bërë që ai të ndryshoi qëndrim.

Guardiola e ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë në Barcelonë, por nuk ka qenë në gjendje ta shijojë më këtë trofe në Bayern Munich apo Manchester City, pavarësisht se ka gëzuar sukses shumë të madh në ligë me të dy këto klube.

City ishte finalist në sezonin 2020/21, por Guardiola thotë se asgjë që ai arrin në këtë garë nuk do të mjaftojë për kritikët e tij, transmeton Nacionale.

Si pasojë, ai ka ardhur në përfundim se ai duhet thjesht ta shijojë privilegjin që mund të garojë në garën më të madhe evropiane për klube dhe ta pranojë se fati është i shkruar.

Është një garë fantastike. E dua. Neve na pëlqen shumë të jemi këtu. Është privilegj. Gjithmonë e kam pasur këtë ndjesi”, tha Guardiola.

“Unë nuk e di sa larg do të shkojmë, por fakti që jemi këtu tashmë në këtë fazë dhe që u kualifikuam sezonin e kaluar për të qenë këtu... çdo sezon po bëhet më e vështirë për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve”.

Trajneri spanjoll tha se nuk kishte menduar kurrë se do të kishte arritur kaq shumë sukses si trajner.

Nuk prisja të kisha karrierën që e kam pasur deri sot. Jo vetëm sukses që e kemi pasur së bashku, por edhe mënyra se si luajmë, më pëlqen shumë”, theksoi ai.

Pep shtoi: “Ne duam ta bëjmë më të mirën. Nëse do të ndodhë, do të ndodhë. Në fund të fund, fati është i shkruar tashmë. Kemi qenë afër, nganjëherë jo, nganjëherë më afër”.

Lajme të ngjashme