Pep Guardiola e fajëson veten për dështimin e Haalandit për të shënuar gola në javët e fundit
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, e ka marrë përsipër përgjegjësinë e dështimit të Erling Haalandit për të shënuar gol në javët e fundit.
Haalandi i ka shënuar hiç më pak se 27 gola në të gjitha garat që prej se iu bashkua kampionit anglez nga Borussia Dortmundi në verë.
Por ai ka dështuar të shënojë gol në tri ndeshjet e fundit të Cityt dhe Guardiola thotë se faji është të furnizimi me topa për norvegjezin.
“Ne e kemi lojën tonë, parimet tona, por mënyra se si ne luajtëm në dy ndeshjet e fundit nuk i ndihmoi aspak Erlingut të shënojë gol”, tha Guardiola.
“Në ndërtim të aksionit mund të vendosesh në krah, por në zonën kundërshtarët duhet të kesh lojtarë në mes të saj. Nëse Erlingu nuk është aty, atëherë ne nuk do të shënojmë gola dot”.
Ai shtoi: “Në të kaluarën ne bënim lëvizje të jashtëzakonshme në zonë, nëpër hapësirë të ngushta. Tani, në dy ndeshjet e fundit, nuk e bëmë këtë. Do të thosha se është faji im. Unë nuk i bëra lojtarët të kuptojnë mënyrën se si ne duhet të sulmojmë”.

“Ne kemi nevojë për lojtarë që vrapojnë, jo vetëm Erling. Nëse do ta kishim vetëm Erlingun, atëherë kundërshtari do të na ndalte me dy apo tre qendërmbrojtës. Ne kemi nevojë për më shumë lojtarë në ato pozita, patjetër. E kemi bërë dhe duhet ta bëjmë më shpesh”.
Manchester City është tetë pikë mbrapa liderit Arsenal në garën për titull dhe do të përballet me Tottenhamin sonte në një ndeshje të mbetur.
City e ka fituar Premierligën në katër prej pesë sezoneve të fundit dhe Guardiola thotë se po i pëlqen ta ndjekë Arsenalin deri tani këtë sezon.
“Më pëlqen të jem tetë pikë përpara, por më pëlqen të merrem me një situatë të tillë, po e shijoj”, nënvizoi ai.
