Erling Haaland: Mbrojtësit frikësohen nga unë - NACIONALE

Erling Haaland: Mbrojtësit frikësohen nga unë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, i pyetur se a frikësohen mbrojtësit nga ai, është përgjigjur duke thënë se po t’i pyesësh ata thonë jo, por nuk përjashtoi mundësinë të jenë të frikësuar, ndërsa ka zbuluar se ka pasur mundësinë që ta përfaqësonte Anglinë por zgjedhja e Norvegjisë për të ishte më natyrale.

22-vjeçari po shijon momentin e tij me një fillim përplot me rekorde në elitën e futbollit anglez. Ai në 12 paraqitje deri më tani ka shënuar 18 gola, me golin e fundit që erdhi nga penalltia pas kthimit nga lëndimi në golin e fitores për Manchester Cityn kundër Fulhamit.

Neville 'can't wait' for battle between Van Dijk and 'phenomenon' Haaland | Stadium Astro

Sulmuesi norvegjez prinë bindshëm në Këpucën e Artë për këtë sezon, si në atë të Premierligës edhe atë Evropiane.

Mbrojtjet lartë e poshtë janë duke vuajtur shumë nga sulmuesi gjigant, i cili në këtë fillim sezon është shfaqur i pandalshëm, duke çuar në pyetjet e njohësve të futbollit se a do të thyhet rekordi i të gjitha kohërave në Premierligë për gola të shënuar.

Por a janë mbrojtësit tashmë të frikësuar nga Haaland? Përgjigjet vet ai.

Erling Haaland Manchester City 2022-23

“Nuk e di. Ju duhet t’i pyesni ata”, tha fillimisht norvegjezi për GOAL. “Ata ndoshta do të thonë jo, por ndoshta janë!”

Haaland është i ri për shumicën absolute të mbrojtësve në Premierligë, megjithëse kjo situatë mund të kishte qenë ndryshe nëse fëmijëria e tij do kishte kah tjetër.

I lindur në Leeds, teksa babai i tij, Alfie Haaland, luante në Premierligë, Erling kishte të drejtë të përfaqësonte ‘Tre Luanët’, por mori vendimin të ndiqte gjurmët e babait të tij dhe të luante për Norvegjinë, ku kaloi pjesën më të madhe të rritjes së tij.

Erling Haaland Norvegji 2022

“Kam jetuar këtu për tre vjet e gjysmë, katër vjet”, shpjegoi ai. “Por unë kam jetuar në Norvegji për një kohë më të gjatë, kështu që ishte e natyrshme që të zgjidhja shtetin që më rriti, Norvegjinë. Asnjëherë nuk e dini se si mund të kishte qenë situata nëse babai im do vazhdonte të luante më gjatë në Angli, ndoshta do të isha anglez, por unë jam norvegjez dhe jam krenar për këtë.”

Haaland do ta luajë ndeshjen e fundit para Kupës së Botës me Cityn në këtë fundjavë, ku presin në Etihad skuadrën e Brentfordit, dhe pastaj ai do të pushojë për më shumë se dy javë pasi nuk është i angazhuar me kombëtaren e tij.

Lajme të ngjashme