"Ai ende nuk është në gjendje perfekte", Guardiola jep detaje mbi formën e Haaland
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se Erling Haaland nuk është në formën më të mirë dhe nuk e dinë ende nëse norvegjezi do të luajë nesër ndaj Chelseas.
Haaland lëndoi këmbën në barazimin në udhëtim te Borussia Dortmund në fundin e muajit të kaluar dhe mungoi në dy ndeshje, një në Premierligë dhe një në Evropë, para se të rikthehej si inkuadrues në vikend kundër Fulhamit.
Norvegjezi shënoi golin e fitores nga pika e bardhë që përkohësisht i dërgoi ata në kreun e tabelës, para se Arsenal ta rikthehej, ku mposhtën Chelsean.
Duke folur para ndeshjes kundër Chelseas, Guardiola siguroi se Haaland po rikthehet në formë, derisa mund t'i bashkohet Norvegjisë për miqësoret ndaj Irlandës dhe Finlandës.
"Ai ende nuk është në formë perfekte. Do të shohim nesër. Më rëndësi se kocka nuk është thyer. Vetëm ligamenti është dëmtuar pak. Nuk është në mënyrë perfekte për momentin".
"Brenda javës, ndoshta 10 ditë do të shohim se çfarë do të ndodh. Nëse ai ndihet mirë, ai do të luajë për Norvegjinë, është shumë e rëndësishme për lojtarët".
I pyetur nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e të mërkurës, Guardiola theksoi se ende nuk e di dhe do ta kuptojë të martën në mesditë.
Guardiola gjithashtu ka konfirmuar që nuk do të ketë nënshkrime të tjera: "Ne nuk do të transferojmë askënd në janar. E kemi skuadrën e plot".
Ndërkohë, Guardiola u pyet edhe lidhur me shitjen e Liverpoolit nga "Fenëay Sports Group", por nuk pranoi të flet.
"Nuk jam person i njëjtë që të pyetet, ose që të përgjigjem. Nuk mund të flas, nuk jam i përfshirë. Nuk jam drejtor i tyre. Nuk flas për klubet e tjera".