Pëlqehet nga PSG, Bayern e Chelsea: AC Milan synon ta ‘blindojë’ Maignanin
AC Milan është duke tentuar ta bind sa më parë për rinovimin e kontratës portierin Mike Maignan, që është në vëmendjen e top gjigantëve evropianë.
Francezi vazhdimisht e ka dëshmuar kualitetin që kur iu bashkua skuadrës italiane, duke qenë ndër më të mirët te skuadra e Piolit.
Kontrata e Maignan skadon në qershorin e vitit 2026, por Milan do të tentojë a mbajnë edhe për disa vite.
Negociatat deri më tani kanë qenë shumë të ngadalta, andaj duhet me patjetër që të ketë bisedime më shumë para se të arrihet marrëveshja.
Sipas “Foot Mercato”, Maignan ka kërkuar nga Milani një pagë luksoze, pasi është ndër portierët më të mirë në botë andaj edhe negociatat kanë ngecur.
PSG, Bayern Munich dhe Chelsea gjithashtu po e vëzhgojnë nga afër situatën dhe tani më kanë kontaktuar përfaqësuesit e portierit.
Të tre skuadrat e lartpërmendura janë të gatshme t’i ploësojnë kërkesat e portierit pasi kanë fuqi të madhe financiare.
Maignan momentalisht fiton rreth 2.8 milionë euro për sezon, që është shumë pak në krahasim me portierët e tjerë në Evropë.