Pele dhe Neymar i kërkojnë Viniciusit ta vazhdojë kërcimin pas thirrjeve raciste nga një agjent spanjoll - NACIONALE

Pele dhe Neymar i kërkojnë Viniciusit ta vazhdojë kërcimin pas thirrjeve raciste nga një agjent spanjoll

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një agjent spanjoll futbolli bëri një thirrje raciste në një nga emisionet më të ndjekura për futboll në Spanjë, ku cak e kishte anësorin e Real Madridit, Vinicius Jr. Ndaj këtyre thirrjeve kanë reaguar shumë lojtarë e ndër ta Neymar dhe legjenda braziliane Pele, që kanë kërkuar nga lojtari ta vazhdojë kërcimin.

Një reagim të menjëhershëm erdhi edhe nga ylli i Newcastle United, Bruno Guimaraes, i cili kërkoi nga organet e sigurisë që ta arrestonin menjëherë agjentin.

Çfarë ndodhi?

Komentet raciste në fjalë u bënë nga Pedro Bravo – president i agjentëve në futbollin spanjoll gjatë paraqitjes së tij në emisionin kontrovers El Chiringuito.

Kur po diskutohej për Vinicius, Bravo tha: “Ju duhet të respektoni kundërshtarët tuaj. Kur shënoni gol, nëse dëshironi të vallëzoni Samba, ju duhet të shkoni Sambodromo (vend i kërcimit Samba) në Brazil. Duhet të respektoni shokët tuaj dhe të ndaloni të luani majmunin.

Reagimet

Guimaraes doli menjëherë në mbrojtje të bashkëkombësit të tij dhe thirri organet relevante të ndërmarrin aksionin e duhur.

“Ky budalla duhet të arrestohet! Nuk ka arsyetime. Nëse dikush e thotë këtë në një emision televiziv, paramendoni se çfarë mund të thotë kur ai nuk është në TV. E paimagjinueshme nëse ky njeri nuk arrestohet.”

Një reagim erdhi edhe nga Neymar në Instagram, ku shkroi: “Kërce Vini JR. Driblo, kërce dhe ji vetja. I lumtur në rrugën që je. Vazhdo kështu djalosh, në golin e ardhshëm do të kërcejmë së bashku!”

Ylli i Real Madridit u përgjigj: “Përgjithmonë!”

Vinicius Junior Neymar Twitter

Teksa për këtë i erdhi radha të reagonte edhe legjendës braziliane të futbollit, Pele.

Ai tha se futbolli do duhej të ishte një ngjarje që të shijon, duke theksuar se është e rëndësishme lufta kundër racizmit.

“Futbolli është një kënaqësi. Është një kërcim. Një parti i vërtetë. Edhe pse racizmi ende ekziston, ne nuk do të lejojmë që ajo ta ndalë gëzimin në fytyrat tona dhe do të vazhdojmë të luftojmë me mesazhin: Lufto për të drejtat e tua për të qenë i lumtur.”

Pele Vinicius Jr tweet

Racizmi në futbollin spanjoll ka qenë një çështje e gjatë, me vetë Vinicius që kishte qenë cak edhe më parë.

Sulmuesi i Real Madridit pretendoi se ai pësoi abuzim racist gjatë një përplasjeje në El Clasico kundër Barcelonës në vitin 2021, ndërsa në vitin 2022 ai iu nënshtrua thirrjeve të supozuara raciste nga tifozët e Mallorcas - të cilave ai u përgjigj duke kërcyer para tyre pasi shënoi.

Vinicius, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes kur Real Madrid mposhti Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2022, ka qenë në formë të mirë për mbretërit këtë sezon – me pesë gola dhe tre asistime të regjistruara në tetë paraqitje.

Lajme të ngjashme