Pavarësisht motit të keq, derbi Liverpool – Man United do të zhvillohet - NACIONALE

Pavarësisht motit të keq, derbi Liverpool – Man United do të zhvillohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edhe pse kishte frikë që përballja mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit mund të shtyhet, klubet angleze kanë konfirmuar se plani s’do të ndryshojë.

Si Liverpooli ashtu edhe Manchester Unitedi me anë të komunikatave zyrtare kanë informuar tifozët se përballja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:30.

“Ndeshja jonë ndaj Liverpoolit do të vazhdojë përpara, pavarësisht paralajmërimeve të motit me borë”.

Kujdesuni nëse udhëtoni për të parë ndeshjen, ne do t’iu njoftojmë për zhvillimet më të fundit”, shkroi Unitedi.

Ndërkohë, Liverpooli bëri me dije se është mbajtur një takim këtë mëngjes dhe ka rezultuar se ndeshja mund të zhvillohet.

“Një takim sigurie u mbajt këtë mëngjes për të vlerësuar motin dhe kushtet e udhëtimit për ndeshjen e sotme kundër Manchester United në Anfield”.

Në këtë fazë ndeshja është planifikuar të zhvillohet normalisht dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për të vazhduar ndeshjen”.

Kujtojmë, sfida mes dy rivalëve të urryer zhvillohet në “Anfield” me fillim nga ora 17:30.

Lajme të ngjashme