Patrick Vieira rikthehet në stol, pritet ta drejtojë klubin francez - NACIONALE

Patrick Vieira rikthehet në stol, pritet ta drejtojë klubin francez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Patrick Vieira pritet të bëhet trajneri i ri i skuadrës franceze, Starsbourg.

Sipas “BBC”, legjenda e Arsenalit do të nënshkruajë kontratë trevjeçare këtë të diele.

Vieira momentalisht është i papunë pasi u shkarkua në muajin mars nga klubi i Premierligës, Crystal Palace.

Drejtuesit e Chelseas që së fundmi e blenë Strasbourgin, që edicionin e kaluar e përfunduan si pozitë e 15-të kanë vendosur t’ia besojnë stolin ish rivalit.

Kjo nuk do të jetë hera e parë që Vieira do të punojë me një grup që kanë disa klube, pasi ka stërvitur më parë U23-shat e Manchester Cityt para se të merret drejtimin e New York City që gjithashtu është pjesë e City Football Group.

Kësisoj, tekniku francez do ta zëvendësojë Frederic Antonetti, që ia siguroi mbijetesën Strasbourg edicionin e kaluar por pastaj pranoi të largohet në një marrëveshje të dyanshme.

Vieira nisi punën e trajnerit në vitin 2011 kur u pensionua si futboll aktiv, para se të merrte pozitën e trajnerit te New York City në vitin 2015, kurse tre ditë më vonë u rikthye në Evropë duke nënshkruar për Nice.

Pasi u shkarkua nga Nice, ish futbollisti në korrikun e vitit 2021 mori drejtimin e Palace, me të cilit e zuri pozitën e 12-të në sezonin e parë dhe arriti deri në gjysmëfinale të FA Cup.

Sidoqoftë, u shkarkua në muajin mars pasi Crystal Palace nuk po gjente fitore, duke qenë vetëm tre pikë larg zonës së barazhit në Premierligë.

Lajme të ngjashme