Pasi janë afër ta humbin titullin në ligë, Al Nassr i Ronaldos eliminohen edhe nga Kupa e Mbretit - NACIONALE

Pasi janë afër ta humbin titullin në ligë, Al Nassr i Ronaldos eliminohen edhe nga Kupa e Mbretit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Skuadra e Cristiano Ronaldos, Al Nassr, nuk po kalon momente të mira në javët e fundit, pasi javë më parë ka humbur kreun e ligës Pro Saudite, tani ata janë eliminuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, duke u mposhtur me rezultat minimal 1:0 ndaj Al Wehda.

Ylli portugez dështoi edhe këtë ndeshje të gjente golin dhe tani shkon në tre numri i ndeshjeve pa lënë ndikimin e tij në fushë për skuadrën nga Arabia Saudite.

Një gol i jashtëzakonshëm në pjesën e parë i shënuar nga mysafirët me anë të Jean-David Beauguel në mënyrë akrobatike, vendosi fatin e takimit.

38-vjeçari që erdhi në afatin kalimtar të dimrit në Al Nassr, tentoi disa herë të gjente golin, por portieri i skuadrës Al Wehda ishte në formë jetësore, duke ia mohuar realizimin e golave, ndërsa një herë ishte shtylla që e ndali atë për të barazuar rezultatin.

Me fitoren 1:0, Al Wehda kualifikohet në finale të Kupës së Mbretit, aty ku e pret Al Hilal që dje e mposhti Al Ittihad me rezultat të njëjtë 1:0.

Al Nassrit tani i mbetët që të luftojë deri në fund në garën e vetme të mbetur në Ligën Pro Saudite, ku gjenden në pozitën e dytë me tri pikë më pak se Al Ittihad, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar, teksa kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në përfundim të sezonit.

Lajme të ngjashme