Pasi e morën Harry Kane, Bayern Munich vihet edhe pas yllit tjetër të Tottenhamit - NACIONALE

Pasi e morën Harry Kane, Bayern Munich vihet edhe pas yllit tjetër të Tottenhamit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë të gatshëm të garojnë për shërbimet e yllit të Tottenhamit Eric Dier.

Dier pritet të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar veror, pasi anglezi s’është pjesë e planeve të Postecoglout.

29-vjeçari nuk u ftua në tre ndeshjet e para të Premierligës, ndërsa e njëjta vlejti edhe për përballjen e Carabao Cup ndaj Fulahmit.

“Sky Germany” raporton se dy klubet e mëdha gjermane janë duke tentuar të bëjnë ndonjë lëvizje për mbrojtësin.

Interesimi i Bayernit vjen vetëm disa javë pasi kompletuan transferimin e Harry Kane, ndërsa miqësia e ngushtë e dy lojtarëve mund ta bind Dierin t’i bashkohet “Bavarezzëve” para “Verdhëzinjëve”.

Gjithashtu trajneri Thomas Tuchel e njeh mirë Dier dhe e sheh si adekuati falë eksperiencës së madhe në pozitën e mesfushorit mbrojtës.

Dier i është bashkuar Spurs në vitin 2014 dhe ka bërë 361 paraqitje për klubin duke iu ndihmuar të kualifikohen në dy finale të Kupës së Ligës, si dhe në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019.

Lajme të ngjashme