Shkëlqen Harry Kane, Bayern Munich triumfon ndaj Augsburgut - NACIONALE

Shkëlqen Harry Kane, Bayern Munich triumfon ndaj Augsburgut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich ka regjistruar fitoren e radhës në Bundesliga, duke e mposhtur Augsburgun.

“Bavarezzët” triumfuan me rezultat bindës 3:0, në kuadër të xhiros së tretë në kampionatin gjerman.

Ishte Felix Udoukhai që shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin duke kaluar Bayern Munichun në epërsi (32’).

Ndërsa, gjashtë minuta më vonë Dorsch preku topin me dorë dhe pas rishikimit të VAR-it – gjyqtari akordoi 11-metërsh, ku i pagabueshëm ishte Harry Kane (40’).

Anglezi nuk u ndal më kaq duke vulosur fitoren me një parabolë fantastike pas një harkimi të Alphonso Davies (69’).

Në këtë ndeshje të pranishëm ishin edhe dy futbollistët me prejardhje nga Kosova Elvis Rexhbecaj dhe Mërgim Berisha, kuptohet të dy po vazhdojnë ta refuzojnë fanellën ‘dardane’.

Sidoqoftë, me këtë fitore Bayern Munich është lider në Bundesliga me gjashtë pikë derisa Augsburg zë vendin e 12-të me vetëm një sosh.

Lajme të ngjashme