Pas paraqitjes fantastike në Ligë të Kampionëve, Raphinha flet për të ardhmen te Barcelona - NACIONALE

Pas paraqitjes fantastike në Ligë të Kampionëve, Raphinha flet për të ardhmen te Barcelona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Barcelonës, Raphinha, prerazi ka bërë të qartë synimin për të qëndruar te katalunasit, pavarësisht se ka interesim për të nga Anglia dhe Arabia Saudite.

Reprezentuesi brazilian i dha lamtumirën Premierligës kur përfundoi një transferim për shumë të madhe nga Leeds në Camp Nou në verën e vitit 2022. Ai ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë gjatë kohës që është në Katalunia, me 18 gola të regjistruar në 80 paraqitje.

Barcelona 2023-2

Megjithatë, ka pasur shumë spekulime që sugjerojnë se anësori 27-vjeçar mund të jetë ndër ata që Barça kërkon ta shesë për të mbledhur fonde. Një rikthim në Premierligë ose një kalim në Lindjen e Mesme është diskutuar për Raphinhan.

Barcelona 2023-2

Vetë lojtari pretendon se nuk ka menduar për të ardhmen e tij, me Raphinha që u tha gazetarëve pasi shënoi një dygolësh vendimtar për Barçën në fitoren 3:2 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të ndeshjes së tyre çerekfinale të Ligës së Kampionëve: “Unë Kam edhe disa vite në kontratën time dhe kam në plan t'i përmbush ato, e kam thënë tashmë shumë herë se nënshkrimi për Barcelonën ishte një ëndërr dhe do të bëj gjithçka që është e mundur për të qëndruar këtu për shumë vite”.

Kontrata e Raphinhas do të zgjasë deri në vitin 2027. Ai përballet me një konkurrencë të ashpër në Camp Nou, krahas kërcënimit gjithnjë të pranishëm që Barça të zhytet përsëri në tregun e transferimeve për përforcime të mëtejshme, por beson se ai ka një rol për të luajtur për gjigantët e La Ligës në një kohë afatgjate.

Lajme të ngjashme