Pas dënimit me pikë, Monza përkujdeset t’ia thellojë krizën Juventusit - NACIONALE

Pas dënimit me pikë, Monza përkujdeset t’ia thellojë krizën Juventusit

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Juventusi nuk ka parë dritë me sy që nga dënimi me -15 pikë nga gjyqësori sportiv italian. Për thellimin e krizës u përkujdes skuadra e inkuadruar këtë sezon në Serie A, Monza, e cila e mposhti me rezultat 2:0 në Allianz Stadium.

Barazimi një javë më parë me Atalantën ishte vetëm fillimi i një serie të keqe, që siç duket situata me dënimet ka ndikuar shumë edhe në psikologjinë e lojtarëve.

Image

Sa i përket ndeshjes, zonja e vjetër në pjesën e parë nuk tregoi pothuajse asgjë, ndërsa Monza arriti të shënonte tre herë, por njëri nga golat u anulua nga VAR-i.

Zhvillohej minuta e 18-të, kur Patrick Ciurria shënoi golin e parë të ndeshjes, pas asistimit të Pepin për 1:0.

Juventus 0 - [1] Monza - Patrick Ciurria 18'

Video Juventus 0 - [1] Monza - Patrick Ciurria 18' was uploaded to Streamin.me on Jan 29, 2023.

Pak minuta para se të përfundonte pjesa e parë u shënua edhe goli i dytë. Për dyfishimin e epërsisë u përkujdes Dany Mota në minutën e 39-të, i asistuar nga Carlos Augusto.

Juventus 0 - [2] Monza - Dany Mota 39'

Video Juventus 0 - [2] Monza - Dany Mota 39' was uploaded to Streamin.me on Jan 29, 2023.

Me rezultatin 2:0 përfunduan 45 minutat e para të takimit.

Në pjesën e dytë Juventusi u tregua më e rrezikshme, duke krijuar disa shanse të mira shënimi, por portieri i Monzës, Di Gregorio ishte në ditën e tij, duke ia mohuar disa herë golin yjeve të zonjës së vjetër.

Di Gregorio (Monza) great save against Juventus 75'

Video Di Gregorio (Monza) great save against Juventus 75' was uploaded to Streamin.me on Jan 29, 2023.

Si rrjedhojë gola deri në fund të takimit më nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2:0 me golat e shënuar në pjesën e parë.

Juventusi tani zbret edhe për një pozitë më poshtë, duke liruar vendin e 11-të pikërisht për Monzën, teksa vetë ata pozicionohen në vendin e 12-të me 23 pikë në 20 ndeshje (-15 pikë për shkak të dënimit).

Lajme të ngjashme